E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore arrestohen autoret e vrajses se 4 dite me pare

Policia e qarkut Vlore ka identifikuar dhe arrestuar me pas autoret dyshuar te nje vrasje te ndodhur kater dite me pare. Per ngjarjen e ndodhur ne rrugen nacionale Vlore-Fier ne afersi te fshatit Panaja te Rrethit Vlore ku ngeli i vrare Romeo Fejzullau banues ne Patos te Rrethit Fier policia ka arrestuar Luis Rosi 31 vjec dhe Julsi 36 vjec te dy banues ne Vlore.

Te dy keta shtetas ne bashkepunim me njeri-tjetrin per motive te dobeta me date 30 maj rreth ores 1100 ne fshatin Panaja ne rrugen kombetare Vlore- Fier nen drejtimim e nje automjetit tip Merceds-Benz Rexhina me xhama te erret pa targa i kane prere rrugen automjetit tip furgon Renault ngjyre e bardhe me targa FR 0457 D i cili levizte nga Vlora ne drejtim te Fierit. Brenda automjetit kane qene shtetasit Romeo Fejzullau Eduart Fejzullau dhe Neritan Shpata.

Nga automjeti tip Mercedes-Benz Rexhina kane zbritur tre persona njeri prej te cileve drejtuesi i mjetit me nje send te forte ka thyer xhamin e deres se shoferit te furgonit tip Renault ndersa nje tjeter qe ka zbritur nga pjesa e pasme e automjetit ka pasur ne dore nje arme zjarri tip automatik Kallashnikov me te cilin ka qelluar ne drejtim te drejtuesit te furgonit. Si pasoje ka mbetur i vrare shtetasi Romeo Fejzullahu i cili drejtonte automjetin. Viktima se bashku me dy personat e siperpermendur sapo ishin kthyer nga Italia nepermjet portit te Vlores.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›