Imigrantet e Pranveres Arabe te bllokuar nga kriza ekonomike e Italise

Vershimi i njerzve qe ikin nga Libia ne Evrope ka rifilluar pas permbysjes nga pushteti te Moamar Gadafit ne muajin tetor. Qe prej kryengritjeve ne Libi dhe ne Tunizi ne fillim te ketij viti dhjetra mijera migrante kane shkuar ne vendet e Mesdheut ne kerkim te nje jete te re. Por realiteti i krijimit te nje jete te re ne Evrope eshte shpesh nje rruge e gjate dhe e veshtire per te arritur shpresat dhe endrat e ketyre migranteve.
Banoret e saj e quajne Getoja.
Ky qytet me baraka te pista ne periferi te Foggias ne Italine jugore ka me shume se 600 imigrante.
Rajoni njihet si Trekendeshi i Floririt te Kuq pasi prodhon 35 per qind te domateve te Italise. Shumica kultivohen dhe mblidhen nga ushtri te tera imigrantesh cdo vjeshte.
Ata flene ne toke mby dysheke qe i kane gjetur ne rruge. Shumica e tyre jane te shkatrruar dhe plot me insekte.
Kete vit per shkak te krizes ekonomike te Italise fabrikat ne veriun e pasur te vendit pushuan nga puna shume punetore duke detyruar rreth 2 mije imigrante qe te shkojne drejt jugut per te kerkuar pune.
Masa me te rrepta mbi imigrantet e paligjshem bejne qe me pak fermere jane te gatshem ti marrin ata ne pune.
Ato pak vende pune te disponueshme per ta paguajne rreth 45 dollare ne dite per punen ne fushe nga lindja e diellit ne perendim.
Ne nuk e dinim qe Italia ishte ne kete gjendje. Gjithnje kishim menduar se ne Itali do te gjenim pune dhe do te benim nje jete relativisht te mire. Tani e shikojme se kjo nuk eshte e vertete por une nuk mund te kthehem ne vendin tim.
Pas fillimit te kryengritjeve ne Tunizi dhe Libi ne fillim te vitit dhjetra mijera imigrante nga e gjithe Afrika dhe Lindja e Mesme shkuan drejt Evropes.
Qindra jane mbytur gjate udhetimit te tyre megjithate barkat vazhdojne te vijne.
Shumica e atyre qe mbijetojne shkojne ne ishullin e vogel italian te Lampeduzas para se te perhapen ne pjesen tjeter te Italise. Pak prej tyre kerkojne ligjerisht azil por shumica qendrojne aty ilegalisht.
Mans Nyberg eshte zedhenes i zyres se Komisionerit te Larte te Kombeve te Bashkuara per Refugjatet.
Ata imigrante qe vijne ilegalisht e gjejne veten ne nje situate shume te veshtire. do vend ka ligjet e veta mbi imigrantet e paligjshem por nese ata nuk regjistrohen si banore te vendit ku mberrijne dhe qendrojne aty ilegalisht natyrisht qe ata as qe nuk mund te aplikojne per ndonje beneficion.
Nje grup prej 400 imigrantesh qe perpiqeshin te largoheshin kohet e fundit nga Tripoli u ndaluan nga patrulla libiane. Imigrantet thane se kapiteni i anijes i mashtroi ata.
Duket se tani pas perfundimit te luftimeve dhe krizes ne Libi imigrantet kane filluar perseri te shkojne ne vendet e Mesdheut. Ne po shikojme perseri anije me imigrante qe shkojne nga Libia ne Itali dhe ne Malte. Dhe kjo po ndodh gjate muajve te dimrit te cilet jane shume te rrezikshem ne Mesdhe.
Italia ka filluar nje amnisti per disa imigrante qe punojne si pastrues dhe kujdestare per te moshuarit por jo per imigrantet e paligjshem si banoret e Getos.
Pa dokumentat perkatese dhe thuajse pa te ardhura financiare ata kane mbetur te bllokuar larg vendlindjes dhe larg realizimit te shpresave dhe endres qe i bene ata te nisnin rrugen e imigrimit drejt Evropes.