Kryeministri i Kosoves uron homologun Edi Rama per detyren e re

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar nëpërmjet faqes zyrtare të kryeministrisë, Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, me rastin e fillimit të punës së Kabinetit të ri qeveritar. Në telegramin e urimit thuhet ndër të tjera se në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës shpreh përgëzimet më të sinqerta me rastin e fillimit të punës së Kabinetit të ri qeveritar të Shqipërisë.
“Duke pasur në konsideratë vizionin dhe qëllimin tuaj të proklamuar për Shqipërinë Evropiane, dua të shpreh bindjen se Qeveria e Shqipërisë nën udhëheqjen tuaj do ta realizojë në plotëni këtë vizion jetik për të gjithë shqiptarët,” vazhdon më tej urimi.