E Diel, 1 Nëntor 2026

Zevendesimi i fotos se kreut te shtetit neper institucione

Antikushtetuese i ka cilësuar ish-ministri I Drejtësisë, Eduard Halimi, tre vendimet e para të Qeverisë Rama. Një prej tyre është edhe zëvendësimi i fotos së kreut të Shtetit me atë të Ismail Qemalit, për të cilin Rama mori mbështetjen e aleatit Ilir Meta.
Fotografia e kreut të shtetit ishte zëvendësuar me atë të Ismail Qemalit që para vendimit të Qeverisë. Rama është ulur në krahun përballë vendqëndrimit të paraardhësit të tij.  Por për ish-ministrin e Drejtësisë, Eduard Halimi, të treja vendimet e para të ekzekutivit Rama ishin antikushtetuese, pasi nuk respektonin ligjin mbi funksionimin e Këshillit të Ministrave.  Ilir Meta, nga Peza, mbrojti publikisht aleatin e tij në lidhje me vendimin e parë të Qeverisë.  Tavolina e mbledhjeve të Këshillit të Ministrave, ishte një nga ndryshimet më të mëdha që binin në sy në fotot e publikuara nga mbledhja e parë e Qeverisë Rama.  Përveç ngjyrave, në mes është vendosur edhe një hartë e Europës së shekullit të XVI. Shtetet janë vendosur në një femër të shtrirë dhe mes tyre mund të dallohet lehtë edhe Shqipëria. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›