E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri i Spanjës, Jose Luis Rodriguez Zapatero uron Kryeministrin Berisha për rizgjedhjen në krye të qeverisë

Kryeministri i Spanjës, Jose Luis Rodriguez Zapatero me anë të një mesazhi, i ka uruar Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha rizgjedhjen e tij në krye të qeverisë shqiptare.

Në urimin e tij Kryeministri Zapatero shprehet:

Kam kënaqësinë t’ju shpreh urimet e mia më të përzemërta për emërimin tuaj si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe t’ju uroj sukseset më të mëdha gjatë mandatit tuaj të ri.

Po ashtu, dëshiroj t’ju transmetoj gatishmërinë time personale, si dhe të Qeverisë së Spanjës për të vazhduar forcimin dhe thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona.

Pranoni zoti Kryeministër dëshminë e konsideratës dhe vlerësimit tim më të lartë.

Jose Luis Rodriguez Zapatero
Kryetar i Qeverisë së Spanjës
24/09/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›