E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Topi uron Mbretin e Arabisë Saudite me rastin e Festës Kombëtare.

23 shtator 2009

Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar një mesazh Mbretit të Arabisë Saudite Abdullah bin Abdul Aziz Al Saud me rastin e Festës Kombëtare, në të cilin dërgon përshëndetjet më të përzemërta për lumturi, mirëqenie e begati.

“Më lejoni që, në kuadrin e marrëdhënieve të mira që ekzistojnë mes dy vendeve tona, të shpreh angazhimin e vendit tim në zhvillimin e tyre të mëtejshëm, në vazhdimësi të bashkëpunimit me interes të përbashkët.” – theksohet në mesazhin e Presidentit Topi.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›