E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri inspektoi rikonstruksionin e rruges Librazhd-Diber

Rruga Librazhd-Dibër është në rikonstruksion. 10 km e para do të asfaltohen brenda dy javëve. Kryeministri inspektoi punimet e këtij loti, ndërsa e gjithë gjatësia e rrugës është 57 km. 

Kryeministri Berisha u shpreh se rëndësia e kësaj rruge është e shumanshme. Ajo të çon drejt zonave malore turistike më të bukura të Shqipërisë. Parku kombëtar Jabllanicë-Shebenik, tha Kryeministri, është një nga parqet më mahnitëse të vendit, por që aktualisht pak e njohim, pasi nuk kanë mundësi të shkojnë.
Me përfundimin e gjithë rrugës distanca Librazhd-Dibër shkurtohet me 18 kilometra, krahasuar me aksin ekzistues. Përfitues nga ky investim janë 20.000 mijë banorë.
Kryeministri Berisha, tha se në 2-3 vjet, ky qark do të urbanizohet në çdo skaj të tij. Pasi të mbarohet rruga, çdo fshat i zonës do të lidhet me të.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›