E Diel, 1 Nëntor 2026

Kukes plagoset me arme prane baneses kryetari i deges se PD se Shtiqen

Drejtori i Bordit te Kullimit, njekohesisht edhe kryetar i PD ne Shtiqen te Kukesit sulmohet me arme zjarri. 
Ngjarja ndodhi ne mesnate kur Bujar Shehu po kthehej ne shtepine tij ne Gostil te  Kukesit.
Shehu u dergua fillimisht ne spitalin rajonal dhe me pas ne Spitalin Ushtarak te Tiranes.
Sipas policise, kreut te PD i eshte bere nje prite me blloqe betoni ne rruge. Ne   perpjekje per te devijuar, mbi automjetin e tij tip BMW u qellua me bresheri automatiku.
Shehu ka marre 4 plumba, dy prej te cileve ne gjoks. Policia e Kukesit po punon per zbardhjen e ngjarjes, ndonese deri tani nuk ka asnje te shoqeruar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›