Kryeministri italian Draghi siguron Zelensky: Do vazhdojmë t’ju mbështesim

Kryeministri italian Mario Draghi, ka zhvilluar ditën e sotme një bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Kjo bëhet e ditur nga “La Repubblica”. Në qendër të bisedimeve, ishin zhvillimet e fundit të konfliktit në Ukrainë. Zelensky përmendi bllokimin e korridoreve humanitare nga forcat ruse dhe vazhdimin e rrethimit dhe bombardimeve të qyteteve.
Nga ana e tij zoti Draghi përsëriti mbështetjen e qeverisë italiane për autoritetet dhe popullin ukrainas, si dhe gatishmërinë e plotë të Italisë për t’i dhënë fund luftës dhe për të promovuar një zgjidhje të qëndrueshme për krizën në Ukrainë.