Kryeministri italian Silvio Berluskoni viziton Shqipërinë
Kryeministri italian Silvio Berluskoni vizitoi sot Shqiperine per te nxitur investimet italiane drejt vendit fqinj. Ai deklaroi ne Tirane se Shqiperia e ka kaluar tranzicionin e veshtire dhe tani eshte gati te afrohet me Bashkimin Europian, dhe per kete ka mbeshtetjen e plote te Italise.
Kjo është vizita e tij e dytë si kryeministër pas asaj të 6 viteve më parë. Këtë herë mbërritja e tij në Tiranë ngjalli një interes të veçantë për faktin se ajo u shoqërua nga nënshkrimi i dy marrëveshjeve të rëndësishme në fushën energjitike.
Bëhet fjalë për dy investime të mëdha private italiane. Marrëveshja e parë, që praktikisht do të shenoje nisjen e hapave konkrete, është ajo për ndërtimin e një rigazifikatori, impiant që pasi e merr gazin në gjendje të lëngët, e transformon atë në gjendje të gaztë. Projekti, disa qindra milionë eurosh parashikon furnizimin me gaz nga Afrika e Veriut dhe Katari për t'u eksportuar pastaj drejt Italisë përmes një gazsjellwëi nënujor. Impianti pritet të ndërtohet në zonën e Fierit.
Projekti i dytë, po ashtu me përmasa të mëdha, është ai i shoqërisë italiane Moncada, që parashikon prodhimin e energjisë nga era. Projekti parashikon ndërtimin e një prej impianteve më të mëdhenj në Evropë, me 260 turbina.
Marrëveshjet
në fushën e energjisë janë me një interes dy palësh. Ende nuk dihet se
në ç'masë do të përfitojë Shqipëria, pasi synimi kryesor i shoqërive
italiane është furnizimi i tregut të vendit të tyre, gjithashtu i
mangët përsa i përket burimeve energjitike.
Italia mbetet partneri
kryesor ekonomik i Shqipërisë, por njëkohësisht është dhe vendi dhurues
i pari në marrëdhëniet bilaterale dhe i dyti në nivel ndërkombëtar,
duke u renditur pas Bashkimit Evropian për ndihmën e dhënë e cila
llogaritet prej më shumë se 650 milionë Euro. //ii