Presidenti Topi nderon kujtimin e martirëve të kombit me rastin e Ditës Kombëtare të Shpalljes së Pavarësisë.

28 nëntor 2008
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi nderoi sot kujtimin dhe veprën e martirëve të kombit dhe gjithë patriotëve shqiptarë me rastin e Ditës Kombëtare të Shpalljes së Pavarësisë. Në ceremoninë zyrtare me këtë rast, ku ishin të pranishëm edhe drejtuesit më të lartë të shtetit: Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Jozefina Topalli, Kryeministri Sali Berisha, Ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, Kreu i shtetit vendosi një kurorë dhe u përul me nderim para Memorialit “Nënë Shqipëri”.
Me këtë rast, Presidenti Topi u pronocua për gazetarët e pranishëm në këtë aktivitet:
Presidenti Topi: “Është një ditë e shënuar Festa jonë Kombëtare. Është një ditë ku në radhë të parë duhet të kuptojmë që Shqipëria është sot në këtë ditë të shënuar në sajë të punës së disa gjeneratave, por në radhë të parë të atyre që arritën të pavarësojnë Shqipërinë. Ka dy situata shumë të ndryshme, në atë kohë Shqipëria luftonte për të mos u disintegruar, ndërsa sot Shqipëria është në integrim. Pra, janë dy ngjarje të cilat vërtët janë në distancë, por janë shumë sinjifikative për Shqipërinë. Dhe me këtë rast, dëshiroj të uroj të gjithë shqiptarët për festën e tyre kudo ku ata jetojnë!
I pyetur në se Kreu i shtetit shqiptar kishte një mesazh edhe për shqiptarët e Kosovës në këtë ditë, Presidenti Topi u përgjigj: “Kur thashë, ‘kudo ku ata jetojnë’, natyrisht që ky mesazh u drejtohet të gjithë shqiptarëve. Urimet më të mira!”.
Po sot, Presidenti i Republikës, Bamir Topi i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm, Aleksandër Flloko dhe Drejtori i Kabinetit, Dashamir Xhaxhiu, ka bërë vizita në familjet e të afërmve të dëshmorëve të kombit Jordan Misja dhe Hajro Çakërri, në shenjë nderimi dhe respekti për figurën dhe veprën heroike të tyre.