E Shtunë, 31 Tetor 2026

UKT:Kufizime disa ditore në disa zona


Ujësjellësi i Tiranës lajmëron, se do të ketë kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm të disa zonave të kryeqytetit, duke nisur nga dita e sotme. Kufizimet, sipas Ujësjellësit, shkaktohen nga punimet që do të kryejë Operatori i Sistemit të Transmetimit të energjisë, në fidrat që furnizojnë stacionet e pompimit. Kufizimet do të jenë nga ora 8, deri më 17, në zonat e Unazës së Re, Laknas, Bërxull, Kashar dhe Kodër Kamëz.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›