E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tabarez: Mund ta mposhtim Holandën



Kundër Holandës Uruguaji dëshiron të shkruajë një faqe të historisë .Një mision i mundur sipas trajnerit Tabarez. "Jemi si të thirrur në një festë. Nuk duam ta krahasojmë veten me skuadrat që kanë fituar Botërorin në vitet 30 dhe 50 edhe pse mund të arrijmë në gjurmët e tyre. Holanda është një kundërshtar i fortë, por jo e pamundur", ka thenë ai.
Trajneri Tabarez nuk është i shqetësuar për mungesat e luksit që do të ketë skuadra e tij mbi të gjitha ajo e sulmuesit Luis Suarez. "Kemi edhe lojtarë të tjerë të mirë që mund t'i aktivizojmë dhe që meritojnë besimin tim. Nëse ne mendojmë që Holanda është superior ndaj nesh nuk do të luajmë ndeshjen. Një Botëror nuk luhet për të mësuar se kush skuadër është favorite dhe kush ka potencialin më të madh", ka shtuar Tabarez.
Te Amerikano Jugorët është në dyshim edhe kapiteni Lugano ndërsa ndeshja do të luhet në stadiumin Grin Point në Kejp Taun.Uruguaji me një popullsi prej vetëm 3.5 milion banore ndoshta e ka fituar Botërorin e tij.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›