E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri mungon në Mëngjesin e lutjeve

Ceremonia

Kryeministri Berisha nuk mori pjesë këtë shkurt në ceremoninë speciale të “Mëngjesit të lutjeve” që mbahet në Uashington DC çdo vit nga drejtuesit e lartë të politikës amerikane. Situata e rënduar politike dhe negociatat që priten të zhvillohen mes tij dhe kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, si dhe takimet e shumta me faktorin ndërkombëtar këto ditë, duket se e kanë penguar kreun e qeverisë për të fluturuar drejt SHBA-ve. Këto zhvillime politike në vend nuk i kanë lënë mundësinë Kryeministrit që të zhvillojë këtë vit takime me krerë të lartë të politikës amerikane, ashtu siç ka zhvilluar një vit më parë. Por mësohet se në Uashington këtë vit do jetë ministri i Mjedisit, njëkohësisht kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i cili ka shoqëruar Kryeministrin Berisha edhe një vit më parë në ceremoninë e “Mëngjesit të lutjeve”. Kjo ceremoni është një takim vjetor që mbahet në Uashington të enjten e parë të muajit shkurt të çdo viti dhe është shndërruar tashmë në traditë të promovimit, vlerave njerëzore, paqes, dashurisë dhe miqësisë në botë.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›