E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri norvegjez punon shofer taksiepër të dëgjuar popullin (VIDEO)

kryeNorvegji- Një video e hedhur në You Tube shfaq kryeministrin norvegjez Jens Stoltenberg duke punuar si një shofer taksie, teksa është raportuar se disa nga njerëzit (pasagjerë) janë paguar të marrin pjesë.

Partia e Punës e vendit ka konfirmuar se pesë nga 14 pasagjerët e filmuar në taksi janë paguar secili 500 korona (£ 55; 85 $, 64).

Kryeministri tha se ai dëshironte që të dëgjonte nga votuesit realisht çfarë ata mendonin përpara zgjedhjeve, që mbahen muajin e ardhshëm.

Partia e tij, në pushtet që nga viti 2005, është duke zvarritur Partinë Konservatore të Norvegjisë në sondazhet e opinionit publik.

Video, bërë në bashkëpunim me një kompani reklamuese në qershor, pritet të shfaqet gjatë fushatës zgjedhore, por tashmë është postuar në faqen e Facebook-ut të zotit Stoltenberg.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›