Plagosen me predhë dhe dinamit dy 23-vjeçarë në Shkodër e Shëngjin
Shkodër/Shengjin- Dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë paraditen e sotme si pasojë e shpërthimit të lëndëve plasëse në dy ngjarje të ndara.
Mësohet se 23-vjeçari Gëzim Prenga nga Shkodra u plagos rëndë në trup si pasojë e shpërthimit të një predhe, teksa po punonte për të përfituar bakër nga një predhë topi e kalibrit 75 mm.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Laku i Dardhave, në Komunën Vig Mnele. Pas marrjes së ndihmës së parë në Spitalin Rajonal Shkodër, Prenga u dërgua në Spitalin Ushtarak në Tiranë, ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Sakaq që një tjetër 23-vjreçar në Shëngjin është plagosur rëndë nga shpërthimi i një dinamiti, teksa po peshkonte. I plagosuri është identifikuar si Preng Ndoci. Ngjarja ndoshi në vendin e quajtur si ‘Rana e Hedhun’ dhe sipas policisë, nga shpërthimi 23-vjeçari ka humbur njërën dorë dhe ciflat e dinamitit i kanë dëmtuar edhe njërin sy. Hetimet vijojnë për të dyja ngjarjet.