Kryeministri paralajmëron luftë civile
Kryeministri Sali Berisha duke folur për protestat e opozitës, ka paralajmëruar se Shqipëria nuk ka vetëm socialistë. Shqipëria nuk ka vetëm socialistë, ka njerëz që kanë votuar për mazhorancën e djathtë. Kjo mazhorancë në bashkitë e këtij vendi ka 880 mijë vota. Ajo ka 43 mijë vota më shumë se aleanca tjetër. Nëse ndokush mendon se mund të nëpërkëmbë mazhorancën, bën një gabim fatal, tha Berisha.
Duke iu referuar protestave të opozitës, Berisha tha: Ky vend ka gjithë potencialin për të zbatuar ligjin. E ftoj të heqë dorë nga këto ndarje. Populli votoi si shqiptar. Ftoj qytetarët të mos përdoren nga Rama.