Kryeministri paralajmëron vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme

FOTOTVeçojmë: Berisha: Fajin për përmbytjet e ka eklipsi i Hënës Tiranë, 7 Janar NOA Kryeministri Sali Berisha paralajmëroi sot se është duke u diskutuar shpallja brenda ditës së sotme e gjendjes së jashtëzakonshme çka nënkupton se qeveria mund të detyrojë individët të evakuohen dhe subjektet private të vihen në dispozicion të saj.
Berisha në një konferencë për shtyp që mbajti sot tha se ka një kërkesë nga pushteti vendor për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pasi jeta e banorëve është në rrezik. Pikërisht kjo ishte dhe një nga arsyet që Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile u mblodh në Shkodër. Unë pres vlerësimet e tyre dhe Këshilli i Ministrave është ai që e vendos, - tha shefi i qeverisë duke shtuar se unë nuk e përjashtoj, ky vendim mund të merret edhe sot. Në kompetencën e këtij Komiteti, një nga pikat në ligj për këtë Komitet, është edhe vlerësimi i tij dhe propozimi për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Pritet që në orët në vazhdim, Komiteti të vlerësojë situatën dhe ti sugjerojnë qeverisë sot pasdite nëse do të marrin vendimin apo jo për gjendjen e jashtëzakonshme dhe Berisha pohoi se natyrisht, për të thënë atë që është, ne buzë saj jemi. Këtu, i pyetur përse është e nevojshme gjendja e jashtëzakonshme e çfarë do të bëjë më shumë qeveria dhe se ku ndryshon gjendja e jashtëzakonshme nga gjendja e emergjencës, Berisha dha këtë përgjigje: Të jem i sinqertë, gjendja e jashtëzakonshme nënkupton largimin detyrueshëm të njerëzve nga zona e përmbytur. Po ashtu, nënkupton mobilizimin me ligj të të gjitha resurseve që nevojiten. Për shembull tani po i mobilizojmë peshkatarët, por kundërt një pagese të përshtatshme. Të gjitha ato që po i kërkojmë tani po i kërkojmë në kushtet e tregut dhe duke e njohur atë, ndërsa në gjendje të jashtëzakonshme ndërhyjnë rregulla të tjera, do ti përgjigjesh thirrjes dhe ka ligje të veçanta, - përfundoi kryeministri. e.r/NOA Veçojmë: Berisha: Fajin për përmbytjet e ka eklipsi i Hënës Nëse përpara nga Drini dhe Mati përmbyteshin me mijëra hektarë, ne kësaj herë përmbytje kemi pasur vetëm nga ajo dallgë e fuqishme e detit. Se çfarë qe ajo nuk u mor vesh qartë. Nuk mund ta them dot nëse ishte një stuhi e madhe, ngrohje globale apo pati lidhje me eklipsin, pasi pozicioni i hënës ndikon në lëvizjen e ujërave të detit, por ka qenë jashtëzakonisht e madhe. Ka qenë më e fuqishme në Greqi, ku ka krijuar shumë probleme. Më shumë mbi argumentin e ditës: Përmbytjet, Berisha pret të dërguarin special të kryeministrit italian Silvio Berluskoni Rama apel qytetarëve: PS hapi dy llogari bankare, kontribuoni për banorët e dëmtuar M.B apel shqiptarëve dhe të huajve: Ndihmoni financiarisht banorët e dëmtuar Mëhilli: Rama, ndërsen veglat e tij për të përhapur panik në Shkodër Ministria e Brendshme: Evakuohet popullsia në zonën e Dajçit dhe Ana e Malit Dajç, stafi mjekësor qëndron në gatishmëri në rrugën kryesore Përmbytjet, Leskaj: PS kërkon me forcë largimin e ministrit të Energjetikës, Prifti Kadeli: Berisha të dëmshpërblejë banorët e të çojë para drejtësisë përgjegjësit Qeveria njofton NATO-n për përmbytjet, Berisha: Të evakuohen banorët Ministria e Transporteve: Aksi rrugor Shkodër-Tiranë është i kalueshëm Zonat e përmbytura, Shërbimi Social: Familjet e prekura do marrin ndihmë ekonomike Deputetët e PS në Dajç: Ora 9 e mëngjesit, shteti nuk është KESH raporton për të dhënat e prurjeve në kaskadat e HEC-eve Policia: Përmbytjet, u evakua një pjesë e mirë e popullatës Ministria e Bujqësisë: Duhet të ringrihet argjinatura e Çasit Raporti: Në zonat e përmbytura, 224 forca ushtarake me 67 mjete për evakuimet Publikohen të dhënat mbi përmbytjet, vetëm në Shkodër janë përmbytur 4786 ha tokë Ministri Basha mbledh urgjentisht komisionin e Emergjencave Civile në Shkodër Forcat e Armatosura vendosen në gatishmëri për shkak të reshjeve në veriMoti, Kryeministri thotë se është i shqetësuar për situatën në kaskadat e lumenjve Shkodër, zhduket peshkatari, dyshohet se është mbytur në lumin Buna Lezhë, e zë epilepsia, mbytet në kanalin me ujë 12-vjeçari Tragjedi në një familje, mbyten në gropën me ujë motër e vëlla