E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri peruron tunelin e Ujit te ftohte ne Vlore

U përurua përfundimi i punimeve në Tunelin e Ujit të Ftohtë, investim i buxhetit të shtetit me vlerë 100 milion lekë. Ky tunel është me gjatësi 117 metra, lartësi 4 metra dhe gjerësi 11 metra. Kryeministri Berisha e vlerësoi këtë si një vepër mjaft të rëndësishme për Vlorën turistike.
“I ndërtuar më shumë se 70 vjet më parë, tuneli kishte mbetur në skeletin e tij natyror dhe sot ai erdhi i veshur bukur, vjen si një tunel i denjë për çdo qytet modern, i denjë plotësisht për Vlorën”- e nisi fjalën e tij kryeministri.

Ky investim ju shtohet investimeve të realizuara nga qeveria, të cilat gjatë viteve të fundit shënojnë mbi 400 milion euro ose, sic do të shprehej kryeministri, dhjetëra herë më shumë se sa në qeverisjet e mëparshme. Investimet konsistojnë në ndërtimin e mbi 300 km rrugë, 21 qendrave shëndetësore, 31 shkollave dhe 35 ujësjellës –kanalizimeve.

“Qeveria gjatë këtyre viteve ka ndërtuar në qarkun e Vlorës 300 kilometra rrugë, nga të cilat janë rrugë kombëtare 143 kilometra, nga Ura e Mifolit në Konispol, janë rrugë komunash dhe bashkish 157 kilometra, ndër të cilat më kryesoret janë rruga e bregut, autostrada Vlorë-Fier, rruga e Trans-Ballkanike dhe rrugë të tjera. Kryeministri ftoi bashkiën dhe ministriën të bashkëpunojnë për shëtitorën e Vlorësm projektin e by passit dhe projektin që lidh rrugën Trans-Ballkanike me Portin me Autostradën Vlorë-Fier”- deklaroi Berisha.
Në Vlorë ka përfunduar impianti i përpunimit të ujërave të zeza, i cili pasi të funksionojë do të bëjë që ujërat e gjirit të Vlorës, të jenë ndër ujërat më të pastra të të gjithë brigjeve të Mesdheut. Shëtitorja dhe by pasi i Vlorës janë të tjera projekt infrastrukturore që do të nisin së afërmi.

“Në Vlorë fillon investimi për ujësjellësin dhe impiantin e ujërave në Orikum. Qeveria është zotuar për një shëtitore të re në bregdetin e Vlorës dhe ministri ka marrë porosi të marrë takim me bashkinë dhe të bashkëpunojnë, që ta bëjnë Vlorën me një nga shëtitoret më të bukura të brigjeve tona. Ne kemi përfunduar tërësisht projektin e by passit të Vlorës, i cili fillon në Panaja dhe përfundon në Dukat, by pass ky, që bën zgjidhjen më të shkëlqyer të problemeve të trafikut në qytetin bregdetar turistik të Vlorës”- vijoi më tej ai.
Kryeministri tha se këto vite është dhjetëfishuar numri i turistëve dhe garantoi se do të bëhent gjithçka, që kapacitetet pritëse në Vlorë dhe në mbarë Shqipërinë, të rriten në mënyrë të pandërprerë.

“Këtë vit pati një diskutim të gjerë, që ta shpallnin Vlorën, perlën turistike të Mesdheut. Vlora, natyralisht dhe me qytetarët e saj e meriton plotësisht, ndaj dhe ne do të inaugurojmë edhe impiantin e ujërave të zeza dhe të bëjmë vërtet që ky qytet të marrë famë, siç është në të gjithë brigjet e Mesdheut, si destinacioni i parë turistik”- u shpreh shefi i qeverisë.

Qeveria në rrethin e Vlorës, ka subvencionuar dhjetëra herë më shumë mbjelljen e drurëve frutorë dhe ullinjve sesa më parë. Deri janbë mbjellë ullinj dhe vreshta mbi 1600 hektarë dhe kanë përfituar nga subvencioni mbi 1500 fermerë. Po ashtu Vlora gjatë ketyre viteve ka marrë investime të mëdha në fushën energjetike dhe. Kryeministri Berisha tha se do të bëhet çdo gjë, për rindërtimin e unazës elektrike të jugut, unazë, e cila sëbashku me burimet shtesë të energjisë do të bëjë që Vlora dhe bregdeti, të kenë furnizimin me energji me parametrat më të mirë. Në mbyllje të fjalës së rij kryeministri tha se shqiptarët kanë nëvojë për vepra dhe jo për fjalë, ndaj dhe të tjera vepra janë në proces për Vlorën dhe Shqipërinë.

“Me fjalë do të ishte mbushurtre here deti, ndaj dhe ne të vazhdojmë të inaugurojmë ujësjellësa, të inaugurojmë tunele dhe së shpejti do të inaugurojmë dhe tunelin e Qafë- Krrabës, të inaugurojmë rrugë të reja, shkolla të reja, hidrocentrale, vreshta, ullishte të bëjmë gjithçka për të ndryshuar për mirë jetën tonë”- apeloi kryeministri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›