Borrelli flet për situatën në Ukrainë: Krime të papërshkrueshme

Në një postim në Twitter Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ka specifikuar se BE punon globalisht për të eliminuar dhunën seksuale të lidhur me konfliktin.
Krime të papërshkrueshme raportohen nga rajonet e çliruara në Ukrainë. Dhuna seksuale si një armë lufte kundër grave dhe fëmijëve midis mizorive të kryera nga ushtarët rusë. Autorët duhet të mbahen përgjegjës, – shkruan Borrelli
/rtsh.al/