Kryeministri pret kaloresit e 100 vjetorit

Kryeministri priti përfaqësues të bashkatdhetarëve që përshkuan me këmbë rrugën nga shtëpitë e tyre në trevat shqiptare drejt Vlorës, në festen e 100 vjetorit të Pavarësisë.
I përgëzoi për simboliken që krijuan si Marathonomakë të bashkimit, për bashkimin që kreu i qeverisë Sali berisha tha se shqiptarët duhet të bëjnë gjithcka
Ai është një proces që nuk mund të ndalet, për të cilin çdo shqiptar duhet të bëjë gjithçka për të kapërcyer pengesat e panumërta të krijuara gjatë 100 vitëve ndarje- u shpreh Zoti Berisha i cili foli me bindje se ky është një proces që u bën mirë edhe fqinjëve tanë. Ata duhet të çlirohen nga albanofobia- tha kryeministri, kur i i quajti krejt të papranueshme qëndrimet e tyre në Preshevë dhe në Maqedoni.
Porosia është që shqiptarët të mos bien pre e provokimeve dhe të ndihmojnë me gjakftohtësi e pa nxitim në zgjidhjen me urti të problemeve dhe në uljen e tensionit që dëmton shqiptarët atje.
Përfaqësuesit e bashkatdhetarëve që përshkuan me këmbë rrugën nga shtëpitë e tyre në Gjilan, Ferizaj, Prizren a Kumanove drejt Vlorës për 18 ditë vlerësuan mikpritjen e kryeministrit Berisha dhe ndanë me të besimin se procesi i bashkimit është i pandalshëm.