Kryeministri s’është kontrolluar në Aeroport
Zyra e Kryeministrit të Kosovës, nëpërmes një deklarate për shtyp, i ka quajtur të pavërteta raportimet e ditëve të fundit, në disa media, se policia e EULEX-i e ka kontrolluar kryeministrin Hashim Thaçi dhe anëtarët e delegacionit zyrtar të Republikës së Kosovës, para nisjes në Turqi.
“Edhe me rastin e udhëtimit në Turqi, kalimi i kufirit nga ana e delegacionit të udhëhequr nga kryeministri Thaçi është bërë normalisht, si çdo herë tjetër, sipas rregullave protokollare”, sqaron Kryeministria.
“Keqinformimi i tillë i qytetarëve të Republikës së Kosovës është joetik, i njëanshëm dhe nuk i shërben informimit të drejtë dhe profesional”, thuhet në deklaratën shpërndarë medieve.
Qeveria e Kosovës thekson përkushtimin për sundimin e ligjit dhe për respektimin e të gjitha procedurave të parapara me ligjet në fuqi, përfshirë këtu edhe ato që ndërlidhen me kalimin normal të kufijve të vendit.