Mbështetja shqiptare

Organizata e Konferencës Islamike, OIC, ka miratuar rezolutën e re “Mbi situatën në Kosovë”, e cila është iniciuar nga Shqipëria, përmes së cilës u bëhet thirrje vendeve anëtare të organizatës dhe komunitetit ndërkombëtar që të vazhdojnë të mbështesin forcimin e shtetit të Kosovës dhe ekonomisë së saj.
Aprovimi i rezolutës është bërë me unanimitet të plotë nga 57 vendet anëtare të OIC’it, në seancën përmbyllëse të kësaj organizate mbajtur në Dushanbe të Taxhikistanit, ku mori pjesë edhe Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Ilir Meta.
OIC i referohet në dokumentin e saj Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës dhe përmes kësaj rezolute evidenton qartë se që nga shpallja e pavarësisë, më 17 Shkurt 2008, Kosova ka bërë progres të dukshëm në ndërtimin e institucioneve demokratike, forcimin e shtetit ligjor, zhvillimin ekonomik dhe integrimin në familjen europiane. Rezoluta evidenton gjithashtu se Kosova është bërë anëtare e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe e Bankës Botërore.
Ministri Meta ka thënë se rezoluta është dëshmi e mbështetjes së vendeve anëtare të OIC ndaj Kosovës, të cilat vlerësojnë se pavarësia e saj ka krijuar një klimë paqësore me ndikim pozitiv në marrëdhëniet ndëretnike në Kosovë dhe ka kontribuar ndaj ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajon. Ai ka shtuar se miratimi i rezolutës nga të gjitha vendet anëtare të OIC, veçanërisht nga ato që ende nuk e kanë njohur Kosovën, dëshmon për një klimë të re në marrëdhëniet e OIC me Kosovën, duke forcuar besimin se vende të tjera të kësaj organizate pritet ta njohin Kosovën në të ardhmen e afërt.
Në rezolutë u bëhet thirrje vendeve anëtare të OIC dhe komunitetit ndërkombëtar që të vazhdojnë të mbështesin forcimin e shtetit të Kosovës dhe ekonominë e saj.
“Rezoluta gjithashtu ngarkon Sekretarin e Përgjithshëm të OIC që në sesionet e radhës të Ministrave të Jashtëm të Organizatës të raportojë mbi dinamikën e zhvillimeve në Kosovë, duke e vendosur kështu shtetin e ri në agjendën e përhershme të OIC”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë.
Miratimin e kësaj rezolute e ka përshëndetur Ministri kosovar i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni, përmes një deklarate.
“Ministri Hyseni me këtë rast falënderoi të gjitha vendet anëtare të Konferencës Islamike për votën unanime për rezolutën. Në veçanti, Ministri Hyseni me këtë rast falënderon diplomacinë shqiptare dhe përgjithësisht institucionet e Republikës së Shqipërisë për përkrahjen që po i japin Kosovës në rrafshin ndërkombëtar. Po ashtu, mirënjohje e veçantë me këtë rast i jepet iniciuesit, Republikës së Shqipërisë dhe sponsorizuesve të kësaj rezolute. Kalimi i kësaj rezolute është edhe një pranim dhe konfirmim i kontributit vital dhe të pazëvendësueshëm që pavarësia e Kosovës ka për paqen dhe stabilitetin në Ballkan”, thuhet në një komunikatë për media të MPJ’së.