Kryeministri shqiptar në pub

Kryeministri shqiptar Sali Berisha, pas një dite të ngjeshur pune që u mbyll me dorëzimin tek Presidenti i Republikës të propozimeve për ministrat e rinj, ka festuar mbrëmë në Tiranë.
“Pata kënaqësinë e veçantë të jem i ftuar i të rinjve të Forumit Rinor të Fakultetit Juridik që festonin së bashku, në një takim elektoral, në një pub afër shtëpisë sime”, ka shkruar Berisha në rrjete sociale, duke shtuar se atmosfera festive bëri që ai të largohej nga aty “i shlodhur dhe i frymëzuar”. /Indeksonline/