E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kusturica i kundërpërgjigjet Çelajt

“Sensacioni” i radhës i regjisori serb Emir Kusturica pritet të jetë një film për trafikimin e organeve në Kosovë, por për artistët e filmit në vend, regjisori që hapur ka përkrahur regjimin e Slobodan Milosheviqit duhet të shpallet “persona non grata”.

Paralajmërimi i Kusturicës se po shkruan një skenar filmi bazuar në një raport të eurodeputetit Dick Marty - që pretendon se liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë bërë tregti me organe të njerëzve - për kryetarin e Unionit të Artistëve të Filmit të Kosovës, Lirak Çelaj, meriton një reagim jo vetëm të komunitetit vendës, por edhe të atij ndërkombëtar.

Lidhur me kete  Kusturica ka reaguar, duke thene per mediat serbe: "Nuk e kam shpikur unë temën e trafikimit të organeve në Kosovë".
Ai ka folur për "Danas" të Beogradit, duke sqaruar se "në cilësinë e raportuesit special të Këshillit të Europës, Dick Marty ka paraqitur raportin mbi tregtinë me organe (njerëzore). As e kam shpikur unë, as e kuptoj nervozizmin e Unionit të Artistëve të Filmit të Kosovës. Megjithatë, konsideroj se Çelaj (Lirak) është i matur dhe se në të ardhmen nuk do të japë më nga këto lloj deklaratash, që godasin rëndë demokracinë kosovare", mësohet të ketë thënë regjisori serb.

Kusturica ka ndërmend ta realizojë këtë film gjatë tre viteve të ardhshme, në Rusi, ku ka shumë miq. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›