E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kryeministri spanjoll zgjidhet presidenti i ri i Internacionales Socialiste, Rama poston foto

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, u zgjodh sot president i Internacionales Socialiste, gjatë ditës së parë të konferencës së organizatës ndërkombëtare në të cilën marrin pjesë 132 parti socialiste apo socialdemokrate nga e gjithë bota.

Konferenca po mbahet në Madrid dhe do të përfundojë të dielën, ndërsa i pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama.

Kreu i qeverisë ka postuar foto me Sánchez, pas zgjedhjes së tij presidenti i ri i Internacionales Socialiste, teksa shkruan: “Me Presidentin e sapozgjedhur të Internacionales Socialiste, kryeministrin e Spanjës Pedro Sánchez”.

Kandidatura e Sanchez nuk u hodh në votim pasi ai ishte i vetmi kandidat për të pasuar ish-kryeministrin grek George Papandreu, i cili kishte qenë president që nga viti 2005.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›