E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri, spot antikorrupsion

TIRANE - Kryeministri Berisha ka nisur dy dite me pare edhe nje fushate mediatike ne lidhje me ndihmen qe mund te japin qytetaret per luften ndaj korrupsionit dhe ryshfetit ne administrate. Spoti prej 6 minuta dhe 30 sekonda ka nisur te shfaqet dy dite me pare ne Televizionin Publik Shqiptar dhe pritet qe ai te shfaqet minimalisht deri ne fund te ketij viti edhe ne dy televizione te tjera kombetare. Ne kete spot, ku 2 minuta e 30 i kushtohet fjales se kryeministrit, Berisha fton qytetaret te denoncojne me kurajo cdo akt abuzimi dhe kerkese per ryshfet qe ju vjen nga perfaqesues te autoritetit shteteror. Madje ai ofron edhe numrin e tij personal te celularit ( 069 20 99 410) ku i fton qytetaret te dergojne mesazhe per te denoncuar edhe rastet kur ne menyre abuzive ju kerkohet ryshfet.

Spoti

Ne fillim eshte krijuar ideja e nje fushate elektorale, teksa kane pare kryeministrin Berisha ne spotin e tij televiziv, duke ftuar qytetaret te luftojne se bashku korrupsionin dhe ryshfetin, dhe ku i konsideron keto fenomene si krime. Sipas Berishes, qeveria e drejtuar prej tij ka bere shume ne luften kunder ketyre fenomeneve, por me ndihmen e qytetareve mund te behet edhe me shume per te eliminuar ato. "Me ndihmen tuaj kemi vendosur perpara ligjit mbi 100 zyrtare te korruptuar, kemi kursyer mbi 2.2 miliard dollaret parate tuaja ne taksa dhe tatime. Mbi 280 milion dollare ne prokurimet publike mbi 250 milion te tjera nga shpenzimet e qeverise. Po te shikojme ku ishim, kemi bere shume. Por sebashku kemi ende shume per te bere", deklaron Berisha ne spotin e tij, duke pranuar se korrupsioni eshte nje fenomen i cili vazhdon ende te jete prezent ne vend. Sipas Berishes, qytetaret me kurajo dhe besim duhet te denoncojne prane autoritete cdo rast kerkese per ryshfet nga ana e punonjesve shteterore, pasi heshtja se pari ju ben dem atyre dhe shoqerise. Kreu i qeverise theksoi se ne keto raste kemi te bejme me nje krim i cili duhet te ndeshkohet. "Ata duke shfrytezuar postin fusin doren doren ne xhepat tuaj, ju grabisin kursimet tuaja, por edhe dinjitetin. Ne cdo shoqeri te qyteteruar kjo quhet krim dhe vetem krim", deklaron Berisha ne spot. Ne pjesen tjeter te spotit vec sukseseve te qeverise ne fusha te ndryshme per zhvillimin e vendit, jepen edhe objektivat qe qeveria ka ende per te permbushur.

Shtrirja

Burime prane kryeministrise, e cila ka mundesuar edhe spotin theksojne se ne ditet ne vazhdim ky spot mediatik i kryeministrit Berisha do te vazhdojne transmetimin edhe ne televizionet e tjera kombetare ne vend. Burimet bejne te ditur se minimalisht keto imazhe me mesazhin e luftes kunder ryshfetit dhe korrupsionit do te shfaqen deri ne fund te ketij viti, ndersa fushata mediatike e kryeministrit Berisha ne lidhje me kete teme pritet te vazhdoj deri ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare te qershorit te vitit te ardhshem. Dalja e kryeministrit Berisha ne kete spot publicitar, i pari i ketij lloji ne Shqiperi kur kryetari i qeverise del perpara qytetareve "live" nepermjet agjencive publicitare, pritet te shkaktoje jo pak debate brenda politikes shqiptare. Duke pare dhe kohen e gjate ne te cilen shqiptaret do te shohin kreun e ekzekutivit ne ekranin e tre televizioneve me te medha ne vend, ne cdo ore te dites, publicitet i paguar, do t'i beje te mendojne se te gjitha organizmat dhe hallkat antikorrupsion kane perenduar. Por nga ana tjeter, pritet qe Berisha te ringjalle edhe njehere shpresen per nje tolerance zero ndaj ketij fenomeni, kuptohet ne bashkepunim te forte me organet e vetme te specializuara ne kete lufte, organet e drejtesise, qe kane per detyre te hetojne korrupsionin e qeverise dhe zyrtareve te larte.

Piketat e spotit te Berishes

Rezultatet antikorrupsion:

100 zyrtare te korruptuar para ligjit

2.2 miliard dollare te kursyera

280 milion dollare kursim ne prokurime

250 milion kursim nga shpenzimet e qeverise

Denoncimet kur kerkohet ryshfet nga:

Gjyqtaret dhe Prokuroret

Punonjesit e hipotekes apo kthimit te pronave

Mjeket dhe punonjesit e tjere te shendetesise

Punonjesit e tatimeve, doganave dhe policise


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›