Paraqitje e mire e xhudisteve kosovare, por pa medalje
Pas medaljes se bronzte te cilen javen e kaluar e fitoi Majlinda Kelmendi dhe vendit te 7 te Nora Gjakoves, ne Berlin te Gjermanise, kete jave 3 xhudiste kosovare udhetuan ne Stamboll ne Kupen evropiane - kategoria A per junior, ku moren pjese 25 shtete. Detajet dhe rezultatet e arritura ne kete turne i ka bere te ditur perzgjedhesi i perfaqesueses se Kosoves ne xhudo, Driton Kuka. "Epirot Krasniqi u radhit i 9-ti me dy fitore dhe 2 humbje ne kategorine 60 kg. Epiroti tregoi xhudo te kualitetit te larte, por i mungoi pergatitja fizike per te ardhur deri te medalja. Epiroti eshte nje talent i madh i xhudos, por qe i duhet nje qasje me serioze ne stervitje. Besfort Nallbani ishte i shkelqyeshem ne nje konkurrence prej 50 xhudisteve ne kategorine 73 kg, duke arritur 4 fitore dhe 2 humbje, duke u renditur i 7-ti ne kategorine me te forte te turneut. Besforti eshte ende kadet e ne konkurrencen e junioreve ende eshte i ri, por tregoi se behet fjale per xhudiste me perspektive te madhe. Betim Mekaj po ashtu garoi ne kategorine 73 kg ku shenoi 4 fitore dhe 2 humbje. Gjithsesi nga Betimi kemi pritur me shume, por megjithate jam i kenaqur qe ne nje konkurrence te forte shenoi kater fitore", ka pohuar Driton Kuka. Ekipi kosovar po vazhdon qendrimin ne Stamboll, ne pergatitje disaditeshe, ku bashke me ta eshte edhe Fatos Tabaku, i cili ka rifilluar stervitjet pas lendimit qe kishte pesuar kohe me pare. Xhudistet kosovare pritet te kthehen ne Kosove te enjten.