E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plani i Moskes, ndryshimi i hartes se Evropes

Cdo dyshim mbi ate se perse Rusia sulmoi Gjeorgjine tani eshte shuar. Duke njohur ne menyre te paligjshme territoret gjeorgjiane te Abkhazise dhe Osetise se jugut, Dimitri Medvedev, presidenti i Rusise, e beri te qarte se objektivi i Moskes eshte te ndryshoje harten e Evropes duke perdorur forcen.

Kjo lufte nuk ka qene kurre per Osetine e jugut ose Gjeorgjine. Moska eshte duke e perdorur pushtimin e saj, te pergatitur prej vitesh, per te ngritur perandorine e saj, duke ushtruar nje kontroll me te madh mbi furnizimet me energji te Evropes dhe per te ndeshkuar ata te cilet besojne se demokracia mund te lulezoje ne kufijte e saj. Evropa ka arsye per tu shqetesuar. Fatmiresisht, pjesa me e madhe e komunitetit nderkombetar ka denuar sulmin dhe konfirmoi mbeshtetjen e saj te patundur per integritetin dhe sovranitetin territorial te Gjeorgjise.

Detyra jone e pare eshte te nxjerrim ne pah taktikat oruelliane te Rusise. Moska thote se ajo sulmoi Gjeorgjine per te mbrojtur qytetaret e saj ne Osetine e jugut. Gjate pese viteve te shkuara ajo ne menyre cinike ka hedhur bazat per kete pretence te saj, duke shperndare ne menyre te paligjshme pasaporta ne Osetine e jugut dhe Abkhazi, "duke prodhuar" qytetare ruse per ti mbrojtur. Cinizmi i shqetesimeve ruse per minoritetet etnike mund te shprehet vetem me nje fjale: Cecenia.

Ky cinizem eshte bere hipokrit dhe kriminal. Prej sulmit te Rusise, forcat e saja kane "pastruar" fshatrat gjeorgjiane ne te dyja rajonet - duke perfshire edhe ato jashte zones se konfliktit - duke perdorur djegiet, rrembimet dhe ekzekutimet. Grupet e te drejtave te njeriut i kane dokumentuar keto veprime. Moska ka hedhur precedentin e Kosoves mbi koken e saj: atje ku perendimi veproi per te parandaluar spastrimin etnik, ne Gjeorgji spastrimi etnik eshte duke u perdorur nga Rusia per te konsoliduar aneksimin e saj ushtarak.

Nje tjeter genjeshter ruse gjithashtu eshte demaskuar. Me e skandalozja ishte pretendimi absurd i Moskes ne prag te pushtimit se Gjeorgjia ishte duke kryer genocid ne Osetine e jugut, me 2000 civile te vdekur. Nje jave me vone, Moska pranoi se vetem 133 njerez kishin vdekur. Keta ishin kryesisht viktima ushtarake dhe rezultuan vetem pas sulmit rus. Por pretendimi per genocid i sherbeu objektivit te saj. Ne nje epoke mediash te uritura per lajme, genjeshtra e madhe akoma funksionon.

Fushata e Rusise per te ndryshuar harten e Evropes eshte mbeshtetur mbi perhapjen e dezinformimit. Dje nga kjo faqe, z.Medvedev deklaroi se Gjeorgjia sulmoi Osetine e jugut. Ne te vertete, forcat tona hyjne ne zonen e konfliktit pasi Rusia futi tanket e veta ne territorin tone, duke kaluar permes tunelit Roki ne Osetine e jugut, Gjeorgji. Z.Medvedev gjithashtu pretendoi se Rusia nuk ka asnje synim mbi territorin tone. Atehere perse ai bombardoi dhe pushtoi qytete te tilla gjeorgjiane si Gori? Perse ai vazhdon te mbaje te pushtuar portin tone strategjik te Potit?

Moska mbeshtetet edhe mbi amnezine historike. Ajo shpreson se perendimi do te harroje spastrimin etnik ne Abkhazi qe largoi me shume se 3/4 e popullsise lokale - gjeorgjiane etnike, greke, hebrenj dhe te tjere - duke vene nen kontrollin e minoritetit abkhaz. Rusia deshiron gjithashtu qe ne te harrojme se Osetia e jugut nuk ishte drejtuar prej banoreve te saj (pothuajse gjysma ishin gjeorgjiane perpara spastrimit etnik te ketij muaji) por nga zyrtaret ruse. Kur filloi lufta, kryeministri de facto i Osetise se Jugut, ministri i mbrojtjes dhe ministri i sigurise ishin ruse etnike qe nuk kishin asnje lidhje me rajonin.

Hapi tjeter ne shkrimin e pushtimit te Rusise, te dezinformimit dhe aneksimit, eshte ndryshimi i regjimit. Nese Moska mund te heqe qeverine e zgjedhur ne menyre demokratike te Gjeorgjise, atehere ajo mund te frikesoje qeverite e tjera demokratike te Evropes. Kush do ta doje kete fund? Ajo qe ne dime mbi Rusine, vecanerisht regjimin aktual, nuk eshte inkurajuese.

Javen e kaluar, Vacllav Havel, ish-presidenti cek, na vuri ne gadishmeri: "Rusia vertet nuk e di se ku ajo fillon dhe se ku mbaron". Ai vuri ne dukje se regjimi i Moskes eshte "shume me i sofistikuar" sesa sovjetiket nen Leonid Brezhnjevin. Ai duhet ta dije - ai ishte ne linjen e pare te frontit heren e fundit kur Rusia pushtoi nje vend evropian.

Z.Medvedev tani eshte duke bere deklarata kercenuese mbi Ukrainen dhe Moldavine dhe eshte duke perseritur strategjine e tij ne Gjeorgji edhe ne Krime duke shperndare pasaporta ruse. Mesazhi eshte i qarte. Rusia do te veproje sic deshiron vete.

Une besoj se pergjigjja e vendeve me te fuqishme perendimore ndaj Rusise eshte qe te qendrojne te bashkuar dhe te vendosur duke ofruar menjehere mbeshtetje materiale dhe politike. Nese Moska do te perpiqet te permbyse qeverine tone duke perdorur mjetet e veta vdekjeprurese, le te rezistojme me mjetet demokratike te cilat kane mbeshtetur per me shume se 60 vjet paqen euro-atlantike. Mbeshtetja e Gjeorgjise nga institucionet politike dhe financiare te Evropes eshte nje pergjigje e fuqishme. Per fat te keq, kjo histori nuk ka te beje me vetem mbi vendim tim te vogel, por per aftesine e perendimit qe te qendroje ne territorin e tij per te mbrojtur nje trajtim parimor te sigurise nderkombetare dhe per te mbajtur te pandryshuar harten e Evropes.

"The Financial Times"


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›