Kryeministri tha se mund të mos jetë në listë, Berisha: Edi Rama po lufton për mbijetesë pas 11 majit!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar deklaratën e kreut të qeverisë Edi Rama, i cili mëngjesin e sotmëm në mbledhjen e Grupit të PS tha se nuk e ka vendosur ende nëse do të jetë në listë për zgjedhjet e 11 majit.
Rama tha se me detyrën që ka preferon të jetë deputet i të gjithëve dhe nuk dëshiron t’i zërë vendin askujt në lista.
Kreu i PD-së, gjatë konferencës me gazetarët tha se Rama pas 11 majit do të luftojë për mbijetesë.
Berisha: Do jetë apo nuk do jetë në listën e kandidatëve, atë e përcakton. Po se ku do të jetë pas 11 majit, atë e përcaktojnë shqiptarët, dhe shqiptarët ia kanë prerë biletën atij. Edi Rama po lufton për mbijetesë pas 11 majit.
Shkaku i burgojes së Erion Veliajt, letra e Nesti Angonit është qeveritare dhe nuk u akuzua për gjërat më evidente publikisht siç është djegësi i Tiranës dhe 5D, sepse aty shkonte tek djegësi shkonte direkt te Rama, hoteli thuhet se është holder edhe Olsi Rama.
Ndaj edhe ai dështoi të sigurojë votat e PD dhe të bindë Sali Berishën për të shkrirë Skapin e partisë. Dështoi, bëri pëprjekje ai, edhe publike, edhe nën rrogoz, por siç kam deklaruar dhe siç jam betuar nuk do i bashkoj kurrë votat me të, pasi asnjë hap nuk do mund të bëhet pa Komisionin e Venecias, i cili nuk do të jetë vetëm arbitri, por do të jetë institucioni që do të trajtojë problemet e Reformës në Drejtësi.
Kjo është e gjitha. Ka hallin shumë të madh ai, sepse ai mendonte meqënëse Sali Berisha është akuzuar padrejtësisht, tani në akt hakmarrjeje do të pranojë të votojë për shkrirjen e Skapit. Por kjo nuk mund të ndodhte, e kalkuloi gabim. I llogariti gabim hesapet, dhe mbeti duarbosh./vizionplus.tv