Kryeministri urime nga personalitetet me te larte boterore

Personalitetet më të larta politike botërore i kanë shprehur Kryeministrit Berisha urimet më të mira për vitin jubile dhe më të rëndësishëm të shtetit shqiptar.
Kështu, gjatë këtyre ditëve Kryeministri Berisha ka marrë një sërë telegramesh dhe letrash urimi nga personalitetet më të larta politike botërore, me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së vendit. Kryeministrin e kanë uruar, Presidenti i Komisionit Evropian Manuel Barroso, Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton, Kryeministri turk, Recep Tayip Erdogan, Kryeministri bullgar Boyko Borisov, Kryeministri rumun Victor Ponta, Kryeministri i Republikës së Sllovakisë Robert Fico, kryeministri i Republikës së Çekisë Petr Necas, Kryeministri i Serbisë Ivica Dacic, Kryeministri japonez Yoshihiko Noda, Kryeministri i Republikës së Kinës, Ëen Jiabao, Kryeministri i Ukrainës Mykola Azarov, Kryeministri rus D. Madvedev, Komisioneri per Zgjerimin ne BE Stefan Fule, si dhe shumë personalitete të tjera. Përveç urimeve për këtë jubile, këto personalitete shprehën dhe angazhimin e tyre për forcimin dhe thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore dhe të bashkëpunimit mes vendeve si dhe besimin dhe dëshirën që Shqipëria të ecë përpara në rrugën drejt zhvillimit dhe integrimit evropian.