E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama bashkebisedim me personat me aftesi te kufizuara

Partia Socialiste parashtroi projektin e saj qeverisës për personat me aftësi të kufizuara. Kështu, përmes një bashkëbisedimi me personat me aftësi të kufizuara Rama si Kryeministër premtoi të realizojë ato që tha me urgjencë, brenda 100 ditëve.
“Ne kemi marrë një angazhim që në 100 ditët e para të qeverisjes sonë do publikojmë një akt të gjithëpërfshirjes në procesin e ligjvënies për të gjitha grupet e interesit sipas projektligjeve që përcaktojnë edhe se cilat janë grupet e interesuara. Do garantojmë përfaqësimin demokratik të personave me aftësi të kufizuara duke u angazhuar se gjithë procesi i ligjbërjes do jetë i konsultuar me ju dhe komisionet parlamentare do jenë të hapura për t’iu dëgjuar. Në 100 ditët ë para të qeverisje do anulojmë ligjin që ju zhveshi nga të drejtat në letër dhe do e bëjmë me kënaqësinë më të madhe”, u shpreh Rama.
Takimi me këtë shtresë ishte në vijim të diskutimit të programit elektoral të PS-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›