Kryeministria: Pas një muaji të lodhshëm, gjyshi Berisha u çlodh sot me nipërit e mbesat
Kryeministri ka shpërndarë një njoftim për shtyp për të treguar se kryeministri ka pirë sot një kafe me familjen. Më poshtë njoftimi i plotë:
Pas një muaji të lodhshëm, i përfshirë në një fushatë intensive elektorale në të gjithë vendin, Kryeministri, padyshim duke shfrytëzuar edhe heshtjen zgjedhore të kësaj dite, i është gëzuar familjes, ku sëbashku me bashkëshorten, zonjën Liri Berisha, vajzën Argitën, bashkëshorten e djalit Shkëlzenit, dhe nipërit e mbesat ku nuk mungonte as më i vogli Arti.
Zoti Berisha ka shijuar një kafe në qetësinë dhe bukurinë që të ofron natyra në kafe, barin e lokalit Sofra e Ariut, në kodrat e liqenit artificial. Ky pushim, që edhe për shkak të motit të ngrohtë e shkëlqyes të kësaj dite pranvere, ishte i një moment i bukur për të gjithë familjen, veçanërisht për të vegjlit, të cilët nuk harruan ti drejtonin pyetje të shumta për të gjithë këtë kohë, kur, për shkak të angazhimeve të shumta, zotit Berisha i duhej të ishte shpesh në lëvizje dhe bashkërisht me të, të vizitonin e të luanin me kafshët e ndryshme që strehohen aty.
Por duket se gjyshi i tyre ishte ai që e shijoi më shumë këtë moment, për të cilin kalimi i herëpashershëm i fundjavave në natyrë me nipërit e mbesat mbetet aktiviteti më i preferuar.


