E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministria: Sefgjini vazhdon te jete ne detyre

Keshilli i Ministrave u detyrua diten e djeshme te jepte nje qendrim zyrtar ne lidhje me shkarkimin ose jo te kreut te Drejtorise se Tatimeve, Arben Sefgjini, ne lidhje me masat qe ka marr gjykata ndaj tij. Keshtu, duke iu referuar neneve te Kodit te Procedures Penale, qeveria shpjegon se Sefgjinin masa e marr nga gjykata nuk e detyron te lere detyren e tij ne krye te Drejtorise se Tatimeve.

Prokuroria ka kerkuar ne Gjykate qe ndaj te pandehurit z.Arben Sefgjini dhe te pandehurve te tjere, te vendoseshin dy masa sigurimi:

1- Arrest ne shtepi (kjo mase quhet “mase sigurimi personale shtrenguese) – neni 237 i Kodit te Procedures Penale

2- Pezullimi i ushtrimit te nje detyre a sherbimi publik (kjo quhet mase sigurimi personale ndaluese) – neni 242 i Kodit te Procedures Penale

Gjykata ne vendimin e saj ka vendosur:

1- Pranimin e kerkeses per piken e pare (arrestin ne shtepi)

2- Rrezimin e kerkeses per piken e dyte (pezullimin e ushtrimit te nje detyre a sherbimi publik)

Kodi i Procedures Penale:

Neni 237

Arresti ne shtepi

1. Me vendimin e arrestit ne shtepi, gjykata urdheron te pandehurin te mos largohet nga banesa e tij ose nga nje vend i caktuar ku ai banon, kurohet ose mbahet me asistence.

2. Kur eshte e nevojshme, gjykata i ve kufizime ose ndalime te pandehurit per te komunikuar me persona te tjere, me perjashtim te atyre qe bashkejetojne me ate.

3. Prokurori dhe policia gjyqesore kontrollojne respektimin e urdhrave qe i jane dhene te pandehurit.

4. Per kohezgjatjen e arrestit ne shtepi vlejne rregullat e caktuara per paraburgimin.

5. Koha e qendrimit ne arrest ne shtepi llogaritet ne caktimin e denimit.

Neni 242

Pezullimi i ushtrimit te nje detyre a sherbimi publik

1. Me vendimin qe disponon pezullimin e ushtrimit te nje detyre a sherbimi publik, gjykata i ndalon perkohesisht te pandehurit, plotesisht ose pjeserisht, veprimtarine qe lidhet me to.

2. Kjo mase nuk zbatohet ndaj personave te zgjedhur sipas ligjit elektoral.

Si emerohet dhe shkarkohet kreu i tatimeve

Drejtori i Pergjithshem i Tatimeve emerohet dhe shkarkohet me ane te nje vendimi te Keshillit te Ministrave. Keshtu, sipas ligjit, ministri i Financave jep propozimin per numrin nje te tatimeve dhe me pas jane ministrat e tjere me ne krye Kryeministrin ata qe vendosin nese e pranojne apo jo nje emer te caktuar. E njejta gje ndodh edhe me shkarkimin e kreut te Tatimeve, ku ministri i Financave mund te propozoj shkarkimin e tij dhe pastaj duhet te jete Keshilli i Ministrave, ai qe me ane te nje vendimi ta shpalli kete shkarkim. Por, nuk perjashtohet as mundesia qe Kryeministri ta mbledhe Keshillin e Ministrave dhe aty te vendosi per largimin e drejtuesit te tatimeve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›