Oketa: Mbeshtes Prokurorine per arrestimet
Oketa nuk ka qendruar indiferent ndaj arrestimit te funksionareve te Ministrise se Mbrojtjes per abuzim me detyren. Ai ka shprehur mbeshtetjen maksimale per organin e akuzes, duke e nxitur ate per te qene ne lartesine e duhur zbardhjen dhe venien para pergjegjesise te te gjithe pergjegjesve qe kane abuzuar me parate te shtetit. Ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, pershendeti diten e djeshme edhe punen e Prokurorise se Pergjithshme ne lidhje me zbardhjen e ngjarjes se Gerdecit dhe po keshtu mbeshteti edhe arrestimin e pak diteve me pare te dy ish-funksionareve te larte te kesaj ministrie. “Mbeshtes cdo vendim te drejtesise ne lidhje me ngjarjen e Gerdecit”, deklaroi dje Oketa gjate nje vizite ne Varrezat e Deshmoreve te Kombit. Po keshtu, ai i beri thirrje edhe Prokurorise se Krimeve te Renda te vazhdonte punen me intensitet per zbardhjen e kesaj tragjedie, nga e cila humben jeten 26 persona dhe u plagosen rreth 300 te tjere.