E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sequi: Procesi zgjedhor të jetë transparent e i mbështetur në ligj

TIRANE- Procesi i certfikimit të rezultateve për zgjedhjet lokale të jetë transparent, i lirë dhe në përputhje me ligjin. Apeli vjen nga ambasadori i BE në Tirane Ettore Sequi i cili sot në ditën e 1 qershorit është bashkuar me fëmijët e 9 vjecares "Shkolla e Kuqe" për të festuar.
"BE ka theksuar rëndësinë e fjalës që është proces në tërësi. Procesi nuk është mbyllur për momentim. Presim që të përmbyllet në mënyrë të drejtë të pavarur e transparente dhe në përputhje të plotë me kuadrin ligjor. Dua të përsëris se procesi është shumë një cështje shumë e rëndësishëm sepse BE në fund të vitit do të vlerëismin për pjekurinë politike e demokratike të vendit"- nënvizoi ambasadori i BE-së, i cili nuk kërkoi të pyetej nga gazetarët në lidhje me deklaratën e eurodeputetit Eduard Kukan për përfshirjen e Komisionit të Venecias në këtë proces zgjedhor.

Duke iu referuar festës së 1 qershorit Sequi tha se "Isha shumë i kënaqur që isha sot me fëmijët e kësaj shkolle ato janë e sotmja e dhe e ardhmja e tyre. Dhe jam shumë i frymëzuar nga entuziazmi që ata kanë dhe kjo tregon se ardhmja juaj është frymëzuese. "
(s.gera/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›