Kryeministrin se ndal as semafori!
Vape, mesdreke dhe trafik i renduar ne Tirane. Ne te djathte ngrihet Dajti prej ku shquhen tymnaja e zjarreve. Ne te majte një polic rrugor me veshjen e tij ne neon (gjithë çka mbeti nga përpjekja e viteve te shkuara, për sigurimin e një uniforme cilësore dhe te pëlqyeshme për sytë) tund e shkund duart me zell, duke bllokuar trafikun qe makina e Kryeministrit me shpurën shoqëruese te kaloje.
Sme vjen mire, se fundja edhe z.Kryeminster qytetar i këtij vendi është. E ne mos i respektoftë ai rregullat e qarkullimit rrugor, kush do te na i siguroje modelin e qytetarisë? Se ja, pershembull, Mbretëresha ne Danimarke se bashku me familjen mbretërore përpiqen te jene shembulli me i mire i mundur për bashkëqytetaret e tyre. E ma merr mendja se kështu ndodh edhe ne vend te tjera: përfaqësuesit e vullnetit popullor, përpiqen te jene modeli me i mire i mundshëm i qytetarisë.
E sikur te qe një ndodhi rastësore, se z.Kryeminster e pat me nxitim edhe do te mund te kapërdihej, po qe te ndodh thuajse gjithnjë, prej pjesës me te madhe te nomenklaturës te ditëve te sotme, sikur sshkon. Se fudullëku, qytetareve i rendohet. Se shpërfillja e ligjeve nga te fortët (gjithë çkuptime ne ne mjedisin tone urban me cilësimin i forte) na dëmton atë besimin e hajthem e shëndetlig, qe ne këtu ne Shqipëri kemi për ligjet. E na rikujton, se përpara ligjit ndonëse te gjithë jemi te barabarte disa janë me te barabarte se te tjerët. Bash si ne Fermen e Kafshëve, te Orwellit. Po për fat ne nuk jemi ferme kafshësh. Skemi as derrkucin Napoleon qe te na shes mend, e as një shpure servilosesish qe i shkon nga pas. E ne i paçim, kaq te pazotët qenkemi te bëjmë edhe pa ta?
Ndoshta z.Kryeminister ne rehatinë e makinës se tij, nuk është ne dijeni për kushtet e transportit publik ne Shqipëri. Se linja e trenave është për faqe te zeze, e përpos nostalgjisë dhe sensit poetik qe ngjall duke qene se grish iluzionin e kthimit ne kohe, është një tmerr i vërtete. Se te marrësh` autobusin ne Tirane, është një aventure me vete? Se te duash te shkosh ne një qytet tjetër është rraskapitëse? Se te përdoresh një biçiklete mes zallamahisë kryeqytetase, është një akt i guximshëm? Për te mos nisur, me mungesën edhe te faciliteteve me minimale për qytetaret me aftësi te kufizuara, si sinjalet ne semaforë apo platformat e lëvizshme ne autobusë.
Dite te zymta për vendin tone, qe mes vapës, zjarreve, grabitjeve dhe thyerjes se rregullave te qarkullimit rrugor edhe nga Kryeministri me shpurën e tij kudondjekese, ngjet me heroin folklorik qe prej nënte plagëve te marra, lëngonte i dergjur ne shtrat. Por ne ndryshim nga heroi, plagët vendit, nuk i kane ardhur nga armiku i përtej detit, por nga armiqtë dritëshkurtër qe nuk shohin përtej hundës se tyre.
