Mbajtja e Samitit në Tiranë/ Presidenti i KiE: Moment i rëndësishëm! Do forcojmë angazhimin me Rajonin

Presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel e ka konsideruar një moment të rëndësishëm mbajtjen e Samitit BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, hera e parë që mbahet në një vend të Rajonit.
Në një komunikim për mediat, pasi u prit nga kryeministri Edi Rama, Michel u shpreh se BE do të mbështesë Rajonin e Ballkanit perëndimor edhe në lidhje me vështirësitë energjetike.
“Ky do të jetë një takim i rëndësishëm, simbolik. Është hera e parë që mbajmë një Samit të BE dhe Rajonit në një vend të Ballkanit. Jam i bindur që e ardhmja e fëmijëve tanë do të jetë më e begatë, po punojmë që të shënojmë përparime. Një element i rëndësishëm është mbështetja që duam t’i sjellim Ballkanit Perëndimor në lidhje me vështirësitë energjetike dhe kjo tregon angazhimin tonë për të forcuar angazhimin me Rajonin. Është një moment i rëndësishëm dhe emocionues që këtu mbajmë një samit të BE dhe Ballkanit Perëndimor. E ardhmja e fëmijëve tanë do të jetë më e begatë me Ballkanin Perëndimor si pjesë e BE”, u shpreh ai.
/rtsh.al/