Firmoset marrëveshja për uljen e tarifave Roaming mes BE dhe Ballkanit Perëndimor nga 1 tetori 2023

Është firmosur marrëveshja për uljen e tarifave Roaming mes operatorëve të telekomunikacionit të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor. Të pranishëm gjatë nënshkrimit të marrëveshjes ishin 6 udhëheqës të Ballkanit Perëndimor, Presidenti i KiE, presidentja e KE, Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin dhe Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit Rajonal të Bashkëpunimit.
Marrëveshja e cila do të mundësojë uljen e tarifave roaming midis Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor do të nis nga 1 tetori 2023.
/rtsh.al/