Kryeministrja australiane, seks në zyrë me flamurin kombëtar!
Kryeministrja australiane, Gillar, bën seks në zyrën dhe shtëpinë e saj me flamurin kombëtar! Në video në fakt, nuk janë kryeministrja dhe partneri i saj, por dy aktorë, që luajnë rolin e tyre. Zyra dhe shtëpia në fakt ku zhirohet skena e seksit, janë të kryeministres australiane, që ka hapur dyert për komedinë At home with Julia.
Opozita, por dhe vetë deputetë të partisë së kryeministres, janë tërbuar me faktin që ajo ka lejuar filmime të nxehta në zyrën dhe në shtëpinë e vet. Për më tepër që është përdorur edhe flamuri kombëtar për skenat e seksit.
Gillar nuk është e martuar, por bashkëjeton me parukierin Tim Mathieson. Kryeministrja australiane nuk ka bërë ndonjë koment për këtë ngjarje.