E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjobisnin biznesmenët, në pranga 2 inspektorët mashtrues

Mashtronin biznesmenët në Elbasan duke u paraqitur si inspektorë tatimorë por janë arrestuar nga policia. Burime nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar shtetasit Ilir Muzhaqi 43 vjeç dhe Dedë Raja 38 vjeç të cilët duke u paraqitur si inspektorë të tatimeve “gjobisnin” biznesmenë të ndryshëm në qytetin e Elbasanit duke u marrë edhe një sasi parash.
 

Sipas policisë ndalimi i tyre u bë pas një hetimi të nisur nga Antikrimi ekonomik-financiar pas ankesave të biznesmeneve se kishin paguar ryshfet për t`i shpëtuar gjobave të padrejta të këtyre dy “inspektorëve”.
 

Nga verifikimi i kryer në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, ka rezultuar se dy personat nuk ishin punonjës të dikasterit, por mashtrues. Ndaj të ndaluarve, Prokuroria e Elbasanit ka ngritur akuzat e "vjedhjes me anë të mashtrimit" dhe "përvetësimit të titullit apo detyrës shtetërore".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›