E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryenegociatori serb Stefanovic vizite ne Kosove

Kreu i ekipit serb në dialogun me Kosovën, Borisllav Stefanovic, do të vizitojë Prishtinën para raundit të katërt të bisedimeve. Qëllimi i vizitës së tij është që t’i sqarojë opinionit shqiptar "pikëpamjen e Beogradit për situatën".
Stefanoviq ka deklaruar për gazetën "Danas" se ka ndërmend të vizitojë Prishtinën për tu takuar me ndonjërin nga "bashkëbiseduesit shqiptarë të Brukselit". Ai ka thënë se me këtë rast do të vizitojë edhe serbët në veri të Kosovës dhe në jug të lumit Ibër.

Stefanoviq gjithashtu ka komentuar edhe reagimet ndaj deklaratës së tij se edhe ndarja e Kosovës është temë. "E kuptoj nervozizmin që u shfaq në Prishtinë për këtë deklaratë, edhe pse ata e dinë shumë mirë se ekzistojnë opsione të ndryshme për zgjidhjen e përhershme të çështjes së Kosovës dhe Metohisë. Ne nuk jemi avokatë dhe nuk angazhohemi për asnjërin nga këto opsione. Nuk flasim për ndarje, vetëm thashë se jemi të gatshëm të bisedojmë për gjithçka", është shprehur kryenegociatori serb.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›