Vrasja e Bin Ladenit SHBA mban per vete fotot e operacionit

Ankthi i përfundimit me sukses të operacionit në Abbottabad pasohet nga polemika kriza diplomatike e një seri problemesh për Shtëpinë e Bardhë. Pritja e fotove që do të heqin çdo dyshim, imazhet e kufomës së Bin Ladenit, ato origjinalet përkundër të falsifikuarave në web duket se janë kthyer në një problem të vërtetë për administratën Obama që i përkufizon si të tmerrshme.
Zgjedhja për ta hedhur në det kufomën e themeluesit të Al-Qaeda, e cilësuar nga radikalë dhe si fyerje për islamin, u shfrytëzua më pas për të evituar fenomenin kult në varrin e sheikut të terrorit.
Por kuriozët nuk mungojnë përreth ish- banesës së tij ndërsa Shtëpia e Bardhë mes polemikave ka pranuar se Bin aden nuk ishte i armatosur në momentin e sulmit.
"Bin Ladeni dhe familja e tij u gjetën në katin e dytë dhe të tretë të ndërtesës. Kishte shqetësime se Bin Ladeni mund të bënte rezistencë dhe në të vërtetë ai rezistoi. Në dhomën me bin Ladenin, një grua, bashkëshortja e tij, iu vërsul sulmuesit amerikan dhe u qëllua në këmbë, por nuk u vra. Më pas Bin Ladeni u qëllua dhe u vra. Ai nuk ishte i armatosur" tha Jay Carney, zëdhënës shtypi në Shtëpinë e Bardhë.
Washingtoni lëkundët ndërmjet deklaratave të numrit një të CIA-s, Leon Panneta, qe gjatë një interviste deklaroi se të paktën një foto e trupit duhet të publikohet.
Mbetet ende për tu sqaruar dhe roli i kudërzbulimit pakistanez, që e vështirë të besohet se nuk ishte në dijeni për prezencën e Bin Ladenit në lokalitetin turistik rrëzë Himalajave të cilëve u shtohet dhe zhdukja misterioze e komshiut të varfër të Bin Ladenit që pas të shtënave të para doli të shihte çpo ndodhte për tu kthyer më pas në banesën e tij nga ku ishte marrë me forcë nga forca pakistaneze të sigurimit.
Paraprakisht Pakistani ka kundërshtuar se nuk mund tu besohej një informacion kaq i rëndësishëm ndërsa Shtetet e Bashkuara premtojnë hetime në këtë drejtim.
Në fund polemika kanë ndezur edhe informacioni i mbërritur nga Guantanamo.
“Të dhënat e para për korrierin personal të Bin Laden kanë mbërritur ngta Khalid Sheikh Mohammed pasi iu nënshtrua simulimit të mbytjes në ujë e pa ujë. Konfirmimi mbërriti dhe nga Al Libi. Por treguesit e parë janë marrë pas torturës me waterboarding” tha Peter King, përfaqësues republikan në kongres.
E kur, nëse ndonjëherë çdo aspekt i ngjarjes do të sqarohet fakti që në vrasjen e Bin Ladenit çuan infiormacione të marra nëpërmjet tortures, zor se do të ndihmojnë presidentin Obama të përmbushë premtimin e tij të parë në detyrë mbylljen e burgut kuban.
Delina Bitraku