E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryengritësit sulmojnë autoritetet afgane

Kryengritësit kanë kryer sulme në Kabul dhe në veri të Afganistanit.

Të paktën pesë ushtarë dhe policë afganë janë vrarë në një sulm nga tre sulmues vetëvrasës në një qendër rekrutimi në Kunduz.

Në Kabul, dy kryengritës që kishin vënë në trup eksploziv, sulmuan një autobus me ushtarë, duke vrarë të paktën një.

Policia e Kabulit tha se sulmuesit hapën zjarr në autobus, por janë vrarë para se ta shpërthenin eksplozivin e tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›