E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kryengritja e Wangerit/ Zelensky: Putini i frikësuar nga kërcënimet e Prigozhinit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar sot se presidenti rus Vladimir Putin është  frikësuar pasi shefi i Wagnerit, Yevgeny Prigozhin bëri të ditur se kishte ndaluar marshimin drejt Moskës.

“Unë do ta them në rusisht: Njeriu nga Kremlini është padyshim shumë i frikësuar dhe ndoshta fshihet diku, duke mos u shfaqur”, tha Zelensky.

Sipas Zelensky veprimet e vetë Putini e ka krijuar këtë situatë duke nisur që nga lufta në Ukrainë.

“Ai e di se nga çfarë ka frikë, sepse ai vetë e ka krijuar këtë kërcënim. Gjithë e keqja, të gjitha humbjet, gjithë urrejtja – ai vetë që e përhap atë”, tha Zelensky.

Presidenti i Ukrainës vuri në dukje se zhvillimet e fundit në Rusi, tregojnë se bosët e Rusisë nuk kontrollojnë asgjë, transmeton CNN. 

“Në një ditë, ata humbën disa nga qytetet e tyre mbi miliona dhe u treguan të gjithë banditëve rusë, mercenarëve, oligarkëve dhe kujtdo tjetër se sa e lehtë është të kapësh qytetet ruse dhe, ndoshta, arsenalet me armë”, tha Zelensky.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›