E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rebelimi ndaj regjimit të Vladimir Putinit/ Letonia forcon sigurinë: S’do lejojmë asnjë rus të kalojë kufirin

Presidenti i zgjedhur i Letonisë, Edgars Rinkevics ka deklaruar se vendi i tij ka forcuar sigurinë kufitare për të qenë në gatishmëri si pasojë e rebelimit që po ndodh në Rusi.

Ai ka theksuar se vendi i tij nuk do të pranojë asnjë nga rusët që janë pjesë e regjimit të Putinit.

“Letonia po ndjek nga afër situatën në zhvillim në Rusi. Siguria kufitare është forcuar, viza ose hyrja kufitare nga rusët që largohen nga Rusia për shkak të ngjarjeve aktuale nuk do të merren parasysh. Letonia nuk do të lëshojë viza humanitare apo lloje të tjera”, u shpreh Edgars Rinkevics presidenti i zgjedhur, i cili është njëherësh ministër i Jashtëm, transmeton Al Jazeera. 

Letonia ndaloi lëshimin e vizave të reja për qytetarët rusë, edhe pse deri tani kishte bërë përjashtim për vizat humanitare.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›