Tentativa për të marrë Moskën, grupi i luftëtarëve Wanger kthehet mbrapsht

Grupi i luftëtarëve të grupit mercenar Wanger është kthyer mbrapsht pas tentativës për të marrë Moskën. Këtë vendim, shefi i grupit Wanger, Yevgeny Prigozhin pas negociatave që zhvilloi me presidentin e Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko.
Ky i fundit ndërhyri duke komunikuar me Prigozhinin dhe presidentin Vladimir Putin duke bërë që Wanger të ndalë marshimin drejt Moskës.
Sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve Tass, katër kamionë kamionë janë larguar, por tanket dhe pajisjet e tjera të rënda kanë qëndruar në këtë zonë.
Për pjesën më të madhe të ditës së sotme, qyteti jugor rus ishte në qendër të marshimit të grupit Wagner.
Mercenarët e Wagner hynë në qytet në orët e para të së shtunës dhe thuhet se morën komandën ushtarake rajonale, transmeton BBC.
Gjatë gjithë ditës, media sociale ishte e mbushur me raportime për shpërthime dhe të shtëna, së bashku me video të ushtarëve të Wagner-it që vendosnin postime në qendër të qytetit dhe paralajmëronin se trupat çeçene po afroheshin për t’i luftuar.
/rtsh.al/