E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryengritja në Egjipt ngre cmimet e naftës në bursa

Çmimet e naftës orbitojnë në zonën 104 dollarë amerikanë. Rrezik për grusht shteti. Presidenti Morsi nuk ka ndërmend të lërë pushtetin: refuzon ultimatumin e ushtrisë, e cila nuk mund të tërhiqet më.

nafta

Rreziku i një grushti shteti në Egjipt, ku po profilizohet një revolucion i ri pasi Pranvera Arabe shpërtheu dy vite më parë, ka dërguar në orbitë çmimin e arit të zi.

Dje një kontratat e shkëmbyera pas orarit zyrtar të cilat tregtohen në platformën West Texas (WTI) u rrit mbi 100 dollarë amerikanë për fuçi, duke e tejkaluar këtë prag për herë të parë që nga shtatori. Cmimi i kontratave nuk u ndalet në ato nivele, duke arritur rekordin prej 102 dollarë. Sot një kontratë arriti 104.7 dollarë amerikanë po në të njëjtën platformë. Tregu ka qenë i shtyrë një vëllim veçanarisht të lartë dhe e pazakontë të urdhrave.

Kryengritja në Egjipt ka luajtur sigurisht një rol në ecurinë volatile të tregjeve të energjisë. Raportet e fundit nga Kajro flasin për një bilanc të përgjakur, me ushtrinë që ka kërcënuar të nisë një grusht shteti kundër qeverisë së udhëhequr nga Morsi, i cili është presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike.

Cmimit Nobel dhe udhëheqësi i opozitës El Baradei ka nisur një apel për formimin e një koalicioni të madh. Duhet të theksohet se në vendin Afrikano-verior ushtria shihet nga populli si mbrojtës i atdheut dhe i interesave kombëtare.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›