E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritja e pensioneve, zbardhet tabela zyrtare e Financave

Reagon Berisha: Do e mbaj premtimin për rritjen e pagave dhe pensioneve

Rritja e pensioneveKryeministri Berisha nëpërmjet faqes së tij të facebook-ut ka siguruar dje qytetarët se rritja e pagave dhe pensioneve nuk do të anulohet. Duke marrë shkas nga lajmet e publikuara në media ditën e djeshme, të cilat vinin në dukje krizën financiare që ka mbërthyer buxhetin e shtetit (të bazuara mbi statistika zyrtare dhe burime të Ministrisë së Financave), kryeministri ka shkruar në facebook: “Të dashur miq, rrogat dhe pensionet do rriten. Ne mbajmë premtimet! .
Financat
Menjëherë pas reagimit të kryeministrit, edhe Ministria e Financave ka lëshuar një deklaratë për shtyp ku sqaron se rritja e pagave dhe pensioneve do të hyjë në fuqi me 15 korrik. Ministria njofton zyrtarisht se rritja është parashikuar në ligjin e buxhetit të shtetit. Burime zyrtare në Ministrinë e Financave bëjnë të ditur se vendimi për rritjen e pagave dhe pensioneve nuk është ligjërisht e detyruar që të miratohet në Parlament, pasi ai përfshihet në ligjin e buxhetit, të miratuar në dhjetor. Ndërkaq, po këto burime bëjnë të ditur se efekti financiar i rritjes së pagave dhe pensioneve vlerësohet në rreth 2.5 miliardë lekë.
Përfituesit
Nga rritja e premtuar e kryeministrit Berisha përfitojnë rreth 571 mijë pensionistë në masën 3-5 %. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, pensionet e fshatit do të përfitojnë edhe rritjen më të madhe, ndërsa rritje më të ulët do të përfitojnë pensionet e qytetit. Ky vendim parashikon një rritje më të madhe për pagat e ulëta dhe pensionet në fshat, me synim barazimin e tyre me pensionet e qytetit. Ndërkohë që rritja do të jetë më e ulët për pagat e larta.
Kriza
Dy ditë më parë burime nga Ministria e Financave, bënë të ditur për median se projekti i hartuar më parë për rritjen e pagave dhe pensioneve është rrëzuar dhe se gjithçka do të jetë në dorë të qeverisë së re. Zyrtarisht për pesë muajt e parë të vitit, të ardhurat tatimore në buxhet janë afro 14 miliardë lekë më pak se plani, ndërsa deficiti buxhetor ishte mbi 38 miliardë lekë, afro 80 % e gjithë deficitit vjetor të programuar. Fondi për pensionet dhe pagat ishte parashikuar që në miratimin e buxhetit në fillim të vitit, në zërat politika të reja pagash më vlerë 1 miliard lekë dhe politika të reja pensionesh në vlerë 1.5 miliard lekë.

Berisha në Facebook

Kryeministri i vendit Sali Berisha konfirmuar lajmin se premtim i bërë 10 ditë para zgjedhjeve parlamentare për të rritur pagat dhe pensionet do të realizohet. Berisha në një postim në rrjetin social facebook shkruan: “Të dashur miq, rrogat dhe pensionet do rriten. Ne mbajmë premtimet! Sb. Reagimi i kryeministrit vjen pas lajmeve në media, se rritja e pagave e pensioneve, e projektuar të hynte në fuqi në korrik, duket se është lënë mënjanë. Berisha në këtë mënyrë siguron se do mbajë premtimin edhe pse nuk do të jetë më në krye të qeverisë në 4 vitet e ardhshme.

Tabela/Masa mujore e pensioneve në lekë:

Viti                urbane                         rurale

2007                10.143                          4.626
2008                10.957                          5.158
2009                12.032                          6.656
2010                12.840                          7.870
2011                13.267                          8.358
2012                13.712                          8.873
2013                14.100                          9.13

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›