Kriza e borxhit sovran ende larg përfundimit. Alarm në Portugali: Normat mbi 8%
Peshon paqëndrueshmëria politike. Tensione të forta në treg. Bursa e Lisbonës -5.6%. Bankat Portugeze KO: humbje deri në -13%.
Greqi dhe Portugali. Kthehet spektri i krizës së borxhit sovran në Evropë, duke bërë që tregjet e kapitalit të marrin humbje dhe rritja e normave të interesit të përhapet dhe mbizotërojë përsëri. Gjithë reflektorër janë drejtuar mbi obligacionet portugeze, të cilët po i nënshtrohen një shitje të fortë; rezultati është se rendimentet kërcyen mbi 8% për herë të parë që nga nëntori i vitit 2012. Humbja ndihet edhe tek aksionet, me Bursën e Lisbonës e cila ka humbur -5.6%. Shitje e aksioneve bankarë, me Banco Espirito -11%, -12% Banco BPI dhe Banco Comercial Portugues-13%.
Tregu po ndëshkon paqëndrueshmërinë politike që lindi në vend, pasi Kryeministri Pedro Passos Coelho adresoi qytetarët në një fjalim të transmetuar në televizion ku tha se po bën përpjekje për të ruajtur unitetin e qeverisë së tij.
Aversioni kundrejt rrezikut po drejton investitorët të pozicionohen tek Bund (obligacione) gjermane 10-vjeçare, të cilët janë në rritje për të tretën ditë radhazi. Portugalia është levizesit kryesore i tregut sot dhe obligacionet periferike po humbin terren. Kjo mund të ketë pasoja për Portugalinë, në kuptimin që rikthimi i sajj në treg, mund të vonohet ose bëhët më i vështirë.
Spreadi Portugez me Gjermaninë u zgjerua deri në 636 pikë, duke kapur rekord që nga 28 nëntori i kaluar. Normat dhjetë-vjeçare arritën 8, 02%, që është pika më e lartë që nga 27 nëntori i kaluar.